Ka ndodhur

Sekuestrohen 10 kg kanabis në Tiranë, arrestohen 3 persona

Gazeta Si- Tre persona janë arrestuar në Tiranë, pasi u kapën me lëndë narkotike kanabis sativa. Operacioni i koduar “Four” çoi fillimisht në pranga një 31-vjeçar i cili u kap gjatë një kontrolli të policisë. Atij iu gjetën sasi kanabisi me vete.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasve Ll. D., 31 vjeç, L. S., 40 vjeç, dhe Xh. M. (L)., 30 vjeç.

Shtetasi Ll. D., është kontatuar nga shërbimet e Policisë në rrugën “Rexhep Tarja” dhe gjatë kontrollit fizik të tij iu gjetën sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.

Më pas është ushtruar kontroll në banesë ku u gjetën edhe një 40-vjeçar dhe një 30-vjeçar. Aty u gjetën dy thasë me kanabis me peshë 10 kilogramë.

"Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës, ku u gjetën shtetasit L. S., dhe Xh. M. (L)., shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, dy thasë të zinj me lëndë të dyshuar narkotike kanabis me peshë 10 kg", - njofton policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë