Treg

Sektori mikrofinanciar në Kosovë më fitimprurësi

Banka Qendrore e Kosovës raporton se gjatë vitit 2018 sektori mikrofinanciar realizoi një fitim në vlerë prej 9.7 milionë eurosh, ose një rritje vjetore prej 31 për qind e krahasuar me fitimin e realizuar në vitin precedent.

Rritja e shpejtë e sektorit të mikrofinancave në Kosovë vjen si rezultat i normave të larta të interesit të kredive.

Sipas raportit të Bankës Qendrore të Kosovës për vitin 2018 rritja më e lartë e të ardhurave, kryesisht ato nga interesi, ishte kontribuesi kryesor në rritjen e fitimit prej 2.3 milionë euro.

“Nga anën tjetër, përshpejtimi i rritjes së shpenzimeve të sektorit, kryesisht shpenzimet administrative dhe të personelit që mund të jetë ndikuar nga rritja e numrit të të punësuarve në këtë sektor, ndikoi që rritja e fitimit të sektorit të jetë më e ulët për dallim nga viti paraprak (rritje prej 85, 9 për qind). Si rrjedhojë e rezultatit financiar pozitiv gjatë vitit 2018 treguesit e fitimit shënuan rritje. Niveli i kredive joperformuese në raport me gjithsej kreditë në vitin 2018 u zvogëlua për 0,6 përqindje, duke zbritur në 2,2 për qind, nivel ky më i ulëti në vitet e fundit. Për më tepër, niveli i i kredive me probleme vazhdoi të jetë i lartë, në nivel prej 226,0 për qind”, thuhet në raportin vjetor të BQK-s


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë