Nga Gazeta 'SI' - Guvernatori Gent Sejko ishte i pranishëm në një konferencë në Maqedoninë e Veriut, ku theksoi se pavarësisht sfidave, bankat duhet të mbeten të përqendruara në objektivin tonë parësor, atë të ruajtjes së stabilitetit të çmimeve.
Sejko tha se përgjegjësia e bankave po zgjerohet përtej fokusit tradicional në politikën monetare dhe se po përballen edhe me shqetësimet e ndryshimeve klimatike apo monedhave digjitale.
Guvernatori shtoi se stabiliteti financiar afatgjatë mund të rritet, duke integruar me kujdes këto mandate dytësore.
“Jetojmë në një botë të mbushur gjithnjë e më shumë me sfida, të cilat janë njëkohësisht komplekse dhe të ndërlidhura. Përparimi i shpejtë në teknologjinë financiare dhe bankingun digjital, ndryshimet klimatike, tendencat e rënduara demografike, si dhe një mjedis gjeopolitik gjithnjë e më i ndërlikuar, po vë në provë ekonomitë, shoqëritë dhe paradigmat mbizotëruese të politikave tona. Si bankierë qendrorë nuk mund të qëndrojmë mospërfillës ndaj këtyre sfidave. Ato paraqesin problem serioz për mandatet tona dhe kuadrin e politikave që ndjekim.
Gjatë panelit, Guvernatori prezantoi progresin e kryer nga Banka e Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit evropian, veçanërisht në fusha si ajo e mbikëqyrjes bankare dhe ajo e sistemeve të pagesave. Në kuadër të kësaj të fundit, ai u ndal në reformat e nismat e ndërmarra nga Banka e Shqipërisë lidhur me zhvillimin dhe modernizimin e sistemeve të pagesave, me synim përafrimin e mëtejshëm të tyre me sistemin e pagesave të Eurozonës (SEPA).
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.