Ideja e rrokaqiejve që mund të largojnë karbonin nga atmosfera mund të tingëllojë si diçka e trillimeve shkencore, por ato së shpejti mund të bëhen realitet nëse dizajnet e reja nga një firmë arkitekturore amerikane e quajtur Owings & Merrill.
Arkitektwt kanë zbuluar dizajne për ndërtesat e larta të quajtura ‘Urban Sequoias’ që mund të heqin deri në 1000 ton karbon nga atmosfera, ekuivalente me 48,500 pemë.

Kompania pretendon se dizajni i ‘Urban Sequoia’ do të ishte në gjendje, duke supozuar një jetëgjatësi prej të paktën 60 vjetësh, të thithë deri në 4 herë karbonin e çliruar në atmosferë si rezultat i ndërtimit të saj.
Karboni më pas mund të përdoret për prodhimin e biomaterialeve për rrugë, trotuare, tubacione dhe sende të tjera për zhvillimin e infrastrukturës urbane.
“Kjo është një rrugë drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme që është e arritshme sot. Imagjinoni një botë ku një ndërtesë ndihmon për të shëruar planetin”, tha Kent Jackson, pronari i Owings & Merrill.
Koncepti Urban Sequoia u prezantua në COP26.\Daily Mail\
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.