Mjedis

Së shpejti bota mund të mbetet pa delfinë

Bota po humbet delfinët, falë praktikave mizore që përdoren nga gjuetarët. Shkencëtarët kanë paralajmëruar se nëse gjuhetarët vazhdojnë me këtë ritëm, në një të ardhme të afërt nuk do të kemi shumë delfinë në oqeane.
Delfinët janë shumë inteligjentë dhe përjetojnë gjithçka që i'u ndodh, duke nisur që nga largimi prej nënës së tyre. Për të kuptuar masakrën që ndodh me ta, mjafton të shohim varkat e gjuhëtarëve që ndodhen kryesisht në qytetin e Tajit në Japoni. Duket qartë që numri i delfinëve të vrarë është shumë i lartë.
Hulumtuesit shprehen se një metodë e re gjuetarëve, duke i vrarë e i pastruar në det, i rrezikon më shumë delfinët, pasi kur ata arrijnë në breg nuk kuptohen se çfarë peshku kanë kapur, e kështu nuk ndëshkohen.
Një ekip i ri studiuesish ekologë dhe veterinere, në bazë të një hulumtimi të ri, tregojnë se duke u bazuar tek të dhënat gjatë viteve të fundit, delfinët janë gjithmonë e më të pakët në numër. Si një gjallesë shumë inteligjente delfinët përjetojnë trauma të mëdha gjatë kohës që do të kapen nga gjuhetarët.

“Stresi dhe traumat që i shkakton delfinëve përndjekja e gjuetarëve, janë thellësisht çnjerëzore,” tha udhëheqësi i studimit Courtney Vail, nga konsulenca mjedisore e fondacionit “Light Keepers”.
Ndërsa Philippa Brakes, një studiuese në organizatën “Whale and Dolphin Conservation”, tregon se delfinët përjetojnë të njëjtin stres si njerëzit, kur janë në rrezik apo kur ndahen nga nëna e tyre. Që prej viti 2009 gjuetia e delfinëve, është bërë shumë shqetësuese dhe pavarësisht nga protestat ndërkombëtarë të vazhdueshme, gjuetitë nuk kanë ndalur.

Shifrat zyrtare tregojnë se në sezonin e gjuetisë që përfundoi në muajin shkurt, rreth 6000 delfinë janë vrarë dhe gati 250 janë marrë për t’u shitur, vetëm në zonën e Japonisë.
Diana Reiss, e cila ka hulumtuar inteligjencën e delfinëve dhe ndjesinë e tyre për më shumë se 40 vjet ka thënë, se kjo ngjarje është e tmerrshme për botën ujore. Sipas saj trauma që i’u shkaktohet delfinëve dhe shumë gjallesave të tjera ujore që kapen dhe vriten, është shumë larg nga projektet e politikës për mbrojtjen e tyre.
Gjithashtu, ajo u shpreh se shpresonte që gjetjet e tyre do të ndihmonin në përfundimin e gjuetisë së delfinëve. Aktivistët e mjedisit nga Australia dhe Japonia gjatë muajit të kaluar, organizuan një protestë kundër gjuetisë së delfinëve, duke argumentuar se ata janë në kundërshtim me ligjet për mizoritë e kafshëve.
“Nëse njerëzit do të shikonin se çfarë bëhet në zonat ku zhvillohet së tepërmi gjuetia e delfinëve, do të tmerroheshin. Gjuetarët mendojnë se kjo është normale, por unë nuk arrij ta perceptoj si mund ta bëjnë këtë gjë,”shprehet Dr Reiss./The Independent/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë