Ngjarje

Sprapset për herë të parë koronavirusi në Itali

Numri i viktimave në Itali ka arritur sot në mbi 5400, bilanci më i rëndë i shënuar deri më tani nga koronavirusi ndërkohë që numri i të prekurve ka shkuar në mbi 59 mijë.

Megjithatë, edhe pse shifrat i ngjajnë një bilanci lufte, për herë të parë në një muaj,  numri i viktimave ka pësuar rënie. Në 24 orët e fundit në Itali, humbën jetën 651 persona, ndërkohë që ditën e djeshme numri i personave që ndërruan jete si pasoje e koronavirusit ishte afro 800.

Po ashtu numri i të rikuperuarve u ngrit me 952, duke e çuar numrin total të të shëruarve në Itali në 7,024 persona. Kreu i Mbrojtjes Civile Angelo Borrelli tha epidemia ka pësuar një sprapsje të lehtë. Numri i infektuarve është rritur me 3,957 në 24 orët e fundit (ndërkohë që dje u rrit me 4,821). Deri të dielën, më shumë se gjysma e të prekurve në Itali janë në izolimin në shtëpi dhe 3.000 persona mësohet se ndodhen nën kujdes intensiv.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë