Ka ndodhur

Sarandë, 61-vjeçari që jeton në SHBA tenton t’i ikë policisë me gomone

Gazeta Si - Një 61-vjeçar nga Saranda që jeton në Florida të SHBA-ve është gjobitur me 50 mijë lekë të rinj, ndërsa që policia kufitare ka bllokuar mjetin e tij lundrues, gomone për 30 ditë.

Sipas policisë ata i kanë bërë me shenjë 61-vjeçarit që të ndalojë për kontroll, por ai nuk ka ndaluar dhe ka tentuar të largohet.

“Pas ndalimit të drejtuesit dhe shoqërimit të tij, bashkë me mjetin lundrues, në Komisariatin e Policisë Kufitare Sarandë, pronari i mjetit lundrues, shtetasi M. M., 61 vjeç, lindur në Sarandë dhe banues në Florida, u ndëshkua me masë administrative 50.000 lekë të rinj, si dhe iu bllokua mjeti lundrues për 30 ditë”, - thuhet në njoftimin e policisë.

Ndaj M.M., hetimi do të vijojë në gjendje të lirë për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë