Ka ndodhur

Sarandë, 40-vjeçari kapet me granatë, fara kanabisi dhe radio policie

Një 40-vjeçar me iniciale H.S., i cili dyshohet se do të mbillte rrënjë kanabisi në banesë, është arrestuar në Sarandë.

Gjatë kontrollit, atij iu kap një sasi e madhe farash kanabisi, një granatë dore offensive së bashku me ndezësin, si edhe një radio-marrëse me kanalet e policisë, përmes të cilës dëgjonte lëvizjet e bluve të qytetit.

Ai akuzphet për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë