Muzike

Sanremo 2024/ Triumfon Angelina Mango! Për herë të parë pas 10 vitesh fiton një grua

Nga Gazeta 'Si'- Angelina Mango është 22-vjeçarja që triumfoi në festivalin “Sanremo 2024”. Këngëtarja e re, me këngën “La noia” mori 40.3 për qind të totalit të votave, në tre mënyrat: Televotim, Press Room dhe juria e radios.

Kanë kaluar 10 vjet që kur një grua fitoi festivalin e Sanremos. Suksesi i fundit daton në vitin 2014, kur Arisa fitoi me Controvento.

Kur dëgjoi emrin e saj, 22-vjeçarja falënderoi këdo që e ka mbështetur në këtë rrugëtim. 

“Falënderime të përzemërta për orkestrën, për ty, për Gio, për Fiorello, për ekipin tim, për Martën, për nënën time, për Phil, Antonio, familjen time që është këtu sonte. Faleminderit që erdhët”, tha ajo.

Në gjurmët e babait

"Babai im doli në këtë skenë dyzet vjet më parë, pak a shumë" - kujton ajo këngëtarja.

“Kjo gjë sigurisht që më lidh shumë me të, sepse është një vend jo i panjohur për familjen dhe është një vend për të cilin kam dëgjuar gjithmonë edhe në një mënyrë ndoshta më të afërt se zakonisht që kur kam qenë e vogël. Pra, është një emocion i madh të shkelësh një skenë si kjo, ndoshta merr një vlerë edhe më të ndryshme", tha ajo.

Angelina është vajza e kantautorit të njohur Pino Mango i cili vdiq në vitin 2014.

5 vendet e para

Në podium, Geolier u rendit i dyti me këngë “I p' me, tu p' te” me 25.2 për qind.

E treta ishte Annalisa me ‘Sinceramente’, me 17.1 për qind, e katërta ishte Ghali me “Casa mia” me 10.5 për qind dhe e pesta ishte Irama me ‘Tu no’, me 6.9 ​​për qind. Pesëshja e parë është e përbërë tërësisht nga artistë që përfaqësojnë gjeneratat e reja të muzikës dhe që ndjekin tendencat e tregut.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë