Lajme

Sanksionet amerikane, Turqia në krah të Iranit

Përplasja e vazhdueshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës po e shtyn Turqinë gjithnjë e më shumë drejt aleatëve të saj të rinj, si Rusia dhe Irani.

Si me Moskën, ashtu edhe me Teheranin, Ankaraja ka gjetur gjuhën e bashkëpunimit sa i takon konfliktit në Siri dhe nën këtë shembull nuk përjashton bashkëpunime të reja me të dyja këto vende.

E përbashkëta e Rusisë dhe Iranit, veç kendvështrimit të njëjtë për Sirinë dhe Bashar al-Assad janë edhe sanksionet amerikane. Turqia u është bashkuar pjesërisht këtyre sanksioneve, por së fundmi paralajmëron braktisjen totale të qëndrimit në krah të SHBA-së.

Ministri i Tregtisë në Turqi, Ruhsar Pekcan tha të shtunën se Turqia do të jetë në mesin e tetë shteteve që do të tërheqë sanksionet e Shteteve të Bashkuara kundër Iranit, por është në pritje të vendimit përfundimar që do të merret të hënën nga administrata e Donald Trump për të dalë me një qëndrim më të plotë.

Turqia, anëtare e NATO-s, varet nga importet për të përmbushur nevojat e energjisë dhe Irani ka qenë një nga burimet e naftës për shkak të ofertës më të mirë dhe kualitetit.

Reuters thotë se Turqia ka bërë përpjekje për të ulur tregtinë me Iranin për t’u paraprirë sanksioneve të SHBA-së, por do të preferonte që të ruante pa ndryshuar importin e disa produkteve, siç është nafta.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë