Një grua palestineze ka realizuar ëndrrën e saj për t’u bërë një kuzhiniere në Rripin e Gazës të dominuar nga meshkujt, falë një restoranti të ri ku ajo drejton një staf vetëm me gra e vajza që kujdeset për një klientelë vetëm femra.
E hapur muajin e kaluar dhe duke ofruar ushqime si sanduiçë pule dhe pica, “Sabaia VIP” ka bërë biznes në një vend ku gratë ankohen se nuk kanë vende ku mund të kalojnë kohën e lirë të qeta dhe të sigurta.
Shefja e kuzhinës, Amena Al-Hayek, u trajnua në një restorant ku ajo punonte falas. Ndonëse aty kishte vende për kuzhinierë të rinj, ajo nuk u mor kurrë në konsideratë.
“Më refuzuan. Më thanë se donin një kuzhinier mashkull, jo femër”, tha Hayek.




Sabaia do të thotë “Lasses” në arabisht, një zgjedhje e fjalëve për një klientelë të përbërë nga gra të të gjitha moshave dhe jo burra.
“Ideja erdhi nga nevoja jonë për të pasur diçka private, ku mund të shijojmë pavarësinë tonë, një vend vetëm për gratë”, tha pronarja Reham Hamouda.
Hamouda ka punësuar tetë gra në staf dhe të tjera që përgatisin ushqim nga shtëpitë e tyre. Kjo siguron të ardhura shumë të nevojshme në Gaza, ku papunësia është rreth 50%.
“Ne i dëshmuam botës se ishim në gjendje të hapnim një restorant dhe të kishim sukses pa mbikëqyrjen e një mashkulli”, tha Hayek.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




