Mode

Sandalet që do të pushtojnë rrugët sezonin e ri

Edhe pak javë na kanë ngelur për të dalë zyrtarisht nga sezoni i dimrit. Me ardhjen e pranverës do t’ju duhet të bëni në ndryshim rrënjësor jo vetëm në gardërobën tuaj por edhe në raftin e këpucëve, përfshirë edhe sandalet. Sa i përket këtyre të fundit, nëse jeni mërzitur me të njëjtat modele, bëhuni gati për trendin e ri që do të pushtojë rrugët.

Sandalet me rripa dhe me pak takë të hollë. Që nga koha që kur markat e njohura si The Row, Jacquemus apo Tibi, i prezantuan këto sandale, ato janë shndërruar në të preferuarat e fashionistave në të gjithë botën dhe tashmë gjenden edhe në raftet e markave më popullore me çmime më të përballueshme.

Këto sandale janë praktike, të lehta në kombinim dhe mjaft të bukura për t’u parë. Nëse dëshironi të dukeni “in” këtë sezon, atëherë është mirë të shtoni një palë të tilla në koleksionin e sandaleve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë