Portofol

Samiti BE-Kinë: OBT duhet të reformohet

Donald Tusk, Li Keqiang e Jean-Claude Juncker ne Pekin

Takimi i liderëve të BE-së në Pekin ka nisur me një apel për të evituar luftërat tregtare,dhe një ftesë për të punuar sëbashku në reformimin e tregtisë botërore dhe Organizatës Botërore të Tregtisë. Tusk: Është mesazhi i liderëve të Bashkimit Europian, gjatë vizitës në Pekin, me kryeministrin kinez Li Keqiang. Presidneti i Këshillit të Europës, Donald Tusk, i ka kërkuar Shteteve të Bashkuara,Kinës dhe Rusisë që të punojnë sëbashku për të shmangur përkeqësimin e tensioneve tregtare globale, e të evitojnë në këtëv mënyrë “konfliktet dhe kaosin”. “Është një detyrë e përbashkët e Europës dhe Kinës”, por edhe e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe e Rusisë », tha Tusk, “të mos shkatërrojmë, por të përmirësjmë” tregtinë botërore të mos nisim luftëra doganore “që siç e ka treguar historia janë kthyer shpesh në luftëra” të vërteta. “Ka ende kohë”,u shpreh politikani polak.

Rregulla dhe zgjidhje

Tusk ka folur pasi u takua me presidentin e Komisionit të BE-së Jean-Claude Juncker dhe kryeministrin kinez Li Keqiang me rastin e samitit vjetor BE-Kinë. Mbledhja mes funksionarëve kinezë dhe europianë në Pekin ndodh ndërsa presidenti i SHBA-ve Donald Trump dhe lideri rus Vladimir Putin po zhvillojnë takimin e tyre historic në një samit në Helsinki. Pas një interviste të transmetuar të dielën, Trump ka ushqyer tensionin duke përkufizuar BE-në, Rusinë dhe Kinën “armiq” të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Presidenti i Këshillit të Europës në  Pekin u shpreh se bota ka nevojë për një reformë në tregti, dhe jo për një përplasje. “Ky është motive për të cilin ftoj miqtë tanë kinezë, por edhe presidentin Trump e Putin, që të nisim një process të një reforme të thellë të Organizatës Botërore të Tregtisë: tha Tusk. “Sot jemi përballë një dileme: ta bëjmë lojën të egër,me detyrime doganore të larta dhe konflikte si në Ukrainë e Siri, ose të gjejmë zgjidhje të përbashkëta të mbështetura në rregulla të drejta” shpjegoi më tej.

Presidenti francez Emmanuel Macron pati kërkuar në fund të majit që të nisin bisedimet përnjë rishikim të rregullave të OBT-së, tek Europa po përgatitej tu përgjigjej tarifave amerikane në lidhje me importin e çelikut dhe aluminit që hyjnë në fuqi më 1 qershor. Në juavët e fundit, Trump ka vendosur detyrime të tjera doganore për një vlerë prej 34 miliard dollarësh për disa produkte kineze dhe ka kërcënuar masa të tjera për produkte në shumën e  200 miliard dollarëve.

Frenimi dhe Bursta

Të dhënat për rritjen e ekonomisë kineze kanë konfirmuar frikërat. Në tremujtoirn e dytë PBB e ekonomisë së dytë më të madhe botërore ka rezultuar me një rritje vjetoreprej  6,7%, në linjë me pritshmëritë e tregut, por në rënie në krahasim me rritjen 6,8% në tremujorin e parë të vitit. Një zëdhënës i qeverisë ka paralajmëruar se konflikti tregtar kërcënon të gjitha ekonomitë. “Përplasja e provokuar së fundi nga SHBA-të do të ketë impakt në ekonomitë e vendeve tona”, ka paralajmëruar Mao Shengyong, zëdhënësi i zyrës kombëtare të statistikave koneze, duke shtuar se “ekonomia botërore është thellësisht e integruar dhe zinxhirët industrialë janë bërë global” e si rrjedhojë “e shumë vende të tjera të lidhura në tregti do të kenë pasoja”. Bursta aziatike janë mbyllur me rënie. Keq ka shkuar edhe Bursa e Hong Kongut, me indeksin Hang Seng që humbet 0,13% në 28.488,31 pikë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë