Mode

Saint Laurent do ndalojë përdorimin e gëzofit nga 2022-shi

Marka franceze e modës Saint Laurent do të ndalojë përdorimin e gëzofit të kafshëve. Kompania e saj mëmë Kering konfirmoi se do të bëhej emri më i ri që do të distancohej nga “tregtia mizore”. Shtëpia luksoze e modës, e cila u themelua në vitin 1961 nga stilisti Yves Saint Laurent, do të heqë gradualisht gëzofin deri në vitin 2022. Të tjera shtëpi mode që i janë bashkuar këtij vendimi më herët, janë Gucci, Balenciaga, Bottega Veneta dhe Alexander McQueen.

CEO i Kering, Francois-Henri Pinault tha se po ë bëjnë këtë për hir të etikës dhe modernizimit.

“Është thjeshtë gjëja e duhur për të bërë”, tha ai ndërkohë që dha lajmin.

Fushatat për mbrojtjen e kafshëve dhe diversitetit si dhe vetë konsumatorët po i vënë kompanitë nën presionin për t'i dhënë fund praktikës së vrasjes së kafshëve të gjalla në mënyrë që gëzofi i tyre të përdoret në produktet e modës. Ky vendim u mirëprit nga aktivistët, përfshirë Shoqërinë Humane.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë