Mode

Sacai dhe Tomo Koizumi bashkojnë forcat për të sjellë një çantë ndryshe

Kur në një bashkëpunim është dhe emri i Sacai, dihet se ka diçka ndryshe.

Marka japoneze nën drejtimin e Chitose Abe ka 23 vite që bashkëpunon me markat më të njohura në botë dhe me personazhe jo më pak të njohur. Shfaqja e saj e fundit në Javën e Modës në Paris paraqiti një koleksion me as më shumë e as më pak sesa me NASA-n. Tani, kjo markë ka bërë një bashkëpunim me stilistin japonez Tomo Koizumi në një përzgjedhje çantash që janë ndryshe, ndoshta shumë ndryshe.

Ky koleksion u bë i njohur për publikun në Kinë në fund të vitit 2020 si pjesë e dyqaneve pop-up të Abe’s Hello Sacai dhe koleksioni me Koizumi ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara këtë javë dhe pritet të shpërndahet në të gjithë botën.

"Për mua duhet të ketë një lidhje të mirëfilltë me çdo bashkëpunim në të cilin unë marr pjesë dhe është gjithmonë e rëndësishme që të ketë një ekuilibër midis dy markave dhe një interes të mirëfilltë nga të dy palët", tregon Abe.

Bilanci midis hibridizimit të Abe dhe zhurmës së Koizumit vendoset duke bashkuar çantat ombre të Koizumit me çantat sportive të Abe.

"Krijimet e tij të zhurmshme sjellin argëtim dhe unë doja t'i sillja ato në një nivel praktik në jetën tonë të përditshme përmes hibridizimit të dy stileve tona", thotë Abe.

Koizumi thotë se është një nder për të që dizajnit të tij i është shtuar dizajni i Sacai dhe që në fund ka dalë një produkt që ende tregon elegancë.

Me ngjyrat që nuk mungojnë dhe stilin e veçantë, koleksioni i Sacai dhe Tomo Koizumi janë lloji i çantës që mund të merret me vete pavarësisht veshjes dhe është një çantë tipike verore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë