Shendet

Sa të prekur janë shqiptarët nga varësia seksuale

"Unë gjithmonë mendoja se kisha një martesë shumë normale. Ne jemi bashkë prej disa vitesh dhe kemi një familje te lumtur. Burri im ishte një biznesmen si suksesshëm, i cili udhëtonte shumë për punë kështu që, unë kaloja më shumë kohë më fëmijët, por një ditë kur pashë emeilet e tij që flisnin për  përvojat seksuale me shumë gra të tjera, u tmerrova. Ai gjithmonë dukej i lumtur kur ishte në shtëpi dhe nuk e mendoja kurrë atë që kishte ndodhur,” kështu e ka nisur tregimin e saj grua e re britanike.

Kohët e fundit ky fenomen ka prekur mijëra njerëz dhe shumë prej tyre nuk e pranojnë këtë sëmundje dhe refuzojnë të kërkojnë ndihmë. Individët që kanë këtë varësi mundohet të largohen nga vështirësitë e jetës, nga dhimbja, ndjenjat e fajit apo turpi që ndjejnë duke  fshehur mendimet e tyre.

Por, a është ky një fenomen i përhapur në Shqipëri?

Si e trajtojnë shqiptarët ketë çështje qoftë, edhe si term?

Sociologia Entela Binjaku thotë për gazetën “Si” në fillim duhet të pranojmë se varësia seksuale prek 3 deri 6 % të popullsisë së botës, pra nuk është një shifër e pa konsiderueshme, por shumë pak njerëz kërkojnë ndihmë për këtë varësi.

“Shumicës i’u vjen turp të flasin hapur për këtë. Ndaj as ne në Shqipëri nuk bëjmë përjashtim nga kjo mënyrë e sjelljes ndaj kësaj varësie. Që të vlerësojmë për shkallën e përhapjes së një dukurie, nevojitet të marrim statistika që vijnë nga burime zyrtare qoftë publike, qoftë të organizmave të licencuar. Tek ne koncepti i varësisë në vetvete është vështirë për t’u pranuar, cilado qoftë varësia,” shton ajo.

Sociologia Entela Binjaku

 “Një varësi të tillë në Shqipëri kur vetë seksi ka qenë tabu dhe vijon të mbesë, nuk mund të kuptohet nga të tjerët. Në këtë pikë njerëzit mund të pësojnë toksiko dependence, që përballet me të edhe pse e dinë që duhet të këshillohen dhe të ndalen,por nuk e bëjnë,” thotë Binjaku.

Ky çrregullim nuk ka të bëjë me sa partnerë seksualë ka një person ose se sa seks bën, përkundrazi, është kur sjellja seksuale e dikujt bëhet një fokusi qendror i jetës së personit deri në pikën e neglizhimit të kujdesit personal, interesave, aktiviteteve dhe përgjegjësive të tjera. Të gjithë e dimë që prej shumë kohës termat si seksi, marrëdhëniet seksuale, kanë qenë një tabu për Shqiptarët dhe as zgjerimi i leksikut të sotëm në gjuhën shqipe dhe ndryshimet e ndjeshme që kanë ndodhur gjatë gjithë kohës në vend nuk kanë ndryshuar faktin, se të flitet për këto terma do të jetë gjithmonë tabu.

“Ajo që duhet të kuptojmë është se gjithkush në jetë ka çaste kur ndjehet në vështirësi. Edhe në jetën seksuale këto vështirësi ndjehen, por njerëzit kërkojnë rrallë ndihmë, ose nëse ndodh kjo vjen nëse ndjejnë shumë vuajtjen dhe bëhen në një farë mënyre si “zëdhënës” të vuajtjes. Edhe vetë ekspertiza e psikologut në vendin tonë është e re kështu që, njerëzit nuk afrohen drejt psikologëve me lehtësi, ose nëse shkojnë, me siguri nuk është për këtë lloj varësie,” shprehet sociologia.

Në Shqipëri të emancipuarit e shoqërisë hezitojnë ende ta kalojnë këtë prag. Atë të thyerjes së tabusë së varësisë seksuale në shkrime të ndryshme. Shkrimtarët tanë dhe përkthyesit, ende s’kanë guxim të shkruajnë të plota fjalë të cilat mentaliteti ka bërë që të konsiderohen të turpshme. Ekspertët thonë se varësia seksuale karakterizohet nga një kërkim obsesiv dhe i përsëritur për raport seksual. Individi që vuan nga kjo varësi nuk lidhet në mënyrë sentimentale me partnerin seksual. Ndërron shpesh partnerët dhe përfshihet në shumë aventura. Ky fenomen i cili në Shqipëri mbetet i heshtur, mund të shkojë deri në forma ekstreme ku individi mund të bëhet pedofil apo dhunues, kështu që ky fenomen nuk duhet të mbesë nën petkun e turpit që mentaliteti na ka bërë të besojmë, por të zhvillohet si çështje në konferenca të ndryshme të neuropsikologëve.

“Gjatë gjithë kohës kam qenë një person relativisht i sigurt në vetvete, nuk isha lloji i femrave që kishte nevojë të bënte thonjtë apo botoks për t’u ndjerë e bukur, por kjo shkatërroi vetë vlerësimin tim. Gjatë gjithë kohës së ndarjes nuk e kuptoja se çfarë ndodhte me mendjen e tij,” kështu vazhdon rrëfimin e saj për BBS e reja britanike, e cila na bën të kuptojmë se pasojat e këtij fenomeni janë shumë të rënda.

“A mund ta fal ? Kjo është diçka që e kam biseduar me trapistët e mi shumë herë, por tashmë nuk e di çfarë është falja kundrejt tij. Tashmë nuk mundem ta fal,” shton ajo.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë