Në Shqipëri ka rritje të numrit të rasteve me COVID -19 që nga konfirmimi i variantit Delta në vendin tonë.
Gjatë javës së fundit rastet e infektimit kanë qenë relativisht të larta. Të shtunën janë shënuar rreth 45 raste të reja në disa bashki të vendit, ndërsa të dielën 40 raste të reja me COVID – 19.
Rastet më të larta vijon ti ketë Tirana dhe në të gjithë vendin ka rreth 402 pacientë aktivë, ndërkohë në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 21 pacientë.
Mjeku epidemiolog në ISHP, Alban Ylli tha për Gazetasi.al se pritet rritje e rasteve.
“Për arsye të verës dhe arsye të tjera rritja pritet të jetë graduale. Ky është skenari më i mundshëm,” shpjegon eksperti.

Gjatë mbledhjes së fundit të Komitetit Teknik të Ekspertëve, shefja e shërbimit epidemiologjik në IShP deklaroi se nga mostrat e dërguara në Berlin ishin krijuar rreth 13 vatra familjare në vendin tonë.
Më pas kjo vijoi me rritjen e rasteve dita-ditës dhe shqetësimi kryesor ishte se u rriten edhe shtrimeve në spital. Mjekët shpjeguan se edhe ky variant ka të njejtën formë trajtimi si variantet e tjera, e është shumë e rëndësishme që popullata të vaksinohet.
Në një dalje publike të fundit Bino bëri me dije se mbulesa vaksinale po rritet, sidomos ajo që është e rëndësishme po rritet mbulesa me dy dozat. Ajo shtoi se 24% e popullatës janë vaksinuar me dy doza.
“Vaksinimi është një urgjencë, sepse virusi është tepër i transmetueshëm dhe tepër ngjitës, dhe nuk pret. Koha nuk pret. Studentët të cilët do të futen në auditore, mund të bëhen përçues të infeksionit, në grupe të pavaksinuara. Pra vaksinimi, i studentëve, i mësuesve, vaksinimi i të moshuarve të cilët mund të bëjnë forma të rënda apo vdekje për fat të keq siç ndodhi edhe kohët e fundit, është një element tepër i rëndësishëm”, shtoi Bino.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje