Media Galeri

Rusia prodhon kallashnikovin… elektrik, por nuk është një automatik

Kompania ruse “Kallashnikov”, ajo që prodhon automatikun e famshëm AK-47, ka zgjeruar biznesin e saj duke zhvilluar makina elektrike.

Pas një eksperimenti në vitin 2018, kompania vendosi të investojë në dy prototipa, një triçikël dhe një katërçikël, për të cilat ka nisur procesi i homologimit. Së fundmi, portali “Carscoops”, ka publikuar pamjet.

“Kallashnikov Izh UV-4”, një makinë elektrike me katër rrota dhe modeli i parë i kompanisë, u shfaq për herë të parë në vitin 2018 në formë prototipi.

Së fundmi janë shfaqur disa imazhe që sugjerojnë një version të mundshëm të prodhimit. Historia e kallashnikovit me makinat elektrike filloi në vitin 2018 kur kompania zbuloi konceptin “Electric CV-1” të stilit retro.

Prototipi elektrik “Izh UV-4“, erdhi më vonë, por në të njëjtin vit, me një variant taksi që debutoi në një ngjarje në Moskë në vitin 2019.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë