Bota

Rusia kërkon 180 mijë rekrutë të rinj, si ushtria e dytë më e madhe në botë pas Kinës

Gazeta Si - Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi të hënën se ai synon të regjistrojë 180,000 ushtarë të rinj në ushtrinë ruse, duke e çuar numrin e përgjithshëm të ushtarëve aktivë (d.m.th. jo-rezervistë) në 1.5 milionë.

Nëse konfirmohet, vendimi do ta bënte ushtrinë ruse të dytën më të madhe në botë pas asaj të Kinës.

Andrei Kartapolov, kryetari i Komitetit të Mbrojtjes të dhomës së Ulët të parlamentit rus, tha se rritja e numrit të ushtarëve ishte pjesë e një plani për të reformuar forcat e armatosura dhe për të rritur gradualisht madhësinë e saj për t'u përshtatur me atë që ai e përshkroi si kërcënime të reja "që dalin nga sjellja e ish-partnerëve tanë të huaj"

Për shembull, në një intervistë dhënë “Parlamentskaya Gazeta” (gazeta e parlamentit rus), Kartapolov tha se rritja e ushtrisë do të shërbejë për të garantuar sigurinë në pjesën veriperëndimore të Rusisë, duke qenë se Finlanda i është bashkuar bllokut BORN.

Është hera e tretë që Putin ka vendosur të rrisë përmasat e ushtrisë që nga shkurti i vitit 2022, kur filloi lufta pushtuese ruse në Ukrainë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë