Analize

Rusia ka mbledhur më shumë trupa në kufi me Ukrainën sesa kur pushtoi Krimenë

Tensionet në Detin e Zi duket se po arrijnë kulmin, me SHBA-në, Britaninë dhe NATO-n që po dërgojnë trupa dhe anije në mbështetje të Ukrainës, ndërkohë që Rusia po blindon kufirin me Kievin.

Shtetet e Bashkuara ngritën sot alamin në lidhje me manovrat ushtarake ruse përgjatë kufirit të tyre me Ukrainën, duke akuzuar Moskën se ka grumbulluar më shumë trupa në zonë sesa kur pushtoi dhe kapi Krimesë shtatë vjet më parë.

"Numri i trupave është sigurisht më i madh se kaq," u tha gazetarëve sekretari i shtypit i Pentagonit John Kirby të hënën, duke e quajtur grumbullimin e vazhdueshëm të forcave ruse "shumë serioze dhe shqetësuese". "Në përgjithësi, ne kemi vazhduar të shohim këtë rritje të grumbullimit," tha ai. “Sigurisht që kemi dëgjuar rusët të proklamojnë se po organizon një trajnim ushtarak. Nuk është plotësisht e qartë për ne se ky është pikërisht qëllimi. ”

Deklarata e Pentagonit erdhi pas shqetësimeve të ngritura nga agjencitë e inteligjencës së Bashkimit Europian, të cilët pretenduan se më shumë se 100,000 trupa ruse janë mbledhur në zonë.

"Është vendosja më e lartë ushtarake e ushtrisë ruse në kufijtë e Ukrainës që kemi parë ndonjëherë," tha shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrells tha të hënën. "Rreziku i përshkallëzimit të mëtejshëm është i dukshëm," shtoi Borrell, duke akuzuar Rusinë për "vendosjen e të gjithave llojeve të mjeteve të luftës" në rajon.

Javën e kaluar, Gjenerali i Forcave Ajrore Tod Wolters, komandanti më i lartë ushtarak amerikan për Europën, pranoi se rrezikun për ndërhyrje ruse gjatë javës së ardhshme ishte real. Megjithatë, SHBA dhe aleatët e saj perëndimorë, vazhdojnë t'i bëjnë thirrje Rusisë që "të ndalojë së provokuari dhe të de-përshkallëzojë situatën.

Perëndimi është alarmuar po ashtu nga paralajmërimi i Rusisë se do të kufizojë hyrjen e anijeve në Detin e Zi dhe ngushticën Kerch, me justifikimin se do të mbante stërvitje ushtarake. Si përgjigje, SHBA e quajti veprimin e Moskës "shembullin e fundit" të agresionit të Kremlinit dhe tha se do të vazhdonte të dërgonte anije luftarake në Detin e Zi siç e shihte të arsyeshme.

Si përgjigje, Britania e Madhe njoftoi po ashtu se ka në plan të dërgojë dy anije në Detin e Zi muajin tjetër, për të forcuar praninë e NATO-s në rajon, ndërsa tensionet mes Ukrainës dhe Rusisë përshkallëzohen.

Aksesi në Detin e Zi bëhet përmes kanalit të Bosforit dhe atij të Dardaneles në Turqi, të cilët kontrollohen nga Konventa e Montreux më 1936, i cili kufizon kalimin e mjeteve ushtarake nga një vend i caktuar për një periudhë prej 21 ditësh.

Në fillim të këtij muaji, raportet e lajmeve thanë se Presidenti rus Vladimir Putin ushtroi presion ndaj homologut të tij turk Rexhep Tajip Erdogan për të siguruar që NATO të respektojë plotësisht konventën e Montreux. Huseyin Bagci i Institutit të Politikës së Jashtme në Ankara tha se Moska e sheh konventën si çelësin e hegjemonisë ruse të Detit të Zi.

"Kjo konventë e kthen Detin e Zi në oborrin e Rusisë, sepse marina ruse është duke dominuar," tha Bagci. "Dhe anijet luftarake amerikane janë të kufizuara sepse duhet të respektojnë konventën.

Por e ardhmja e marrëveshjes 80-vjeçare mund të vihet në pikëpyetje. Qeveria turke po planifikon ndërtimin e kanalit të Stambollit, i cili do të ecë paralelisht me Bosforin, duke ofruar një kalim më të shpejtë dhe të sigurt për anijet. Kanali ,ndërtimi i të cilit pritet të fillojë në muajt e ardhshëm, po shkakton shqetësim në Moskë.

Erdogan tha këtë muaj kanali nuk është i mbuluar nga konventa e Montreux, duke hapur derën për përdorim të mundshëm të pakufizuar nga anijet luftarake të çdo kombi.

Moska vendosi dy anije luftarake përmes Bosforit të Shtunën dhe po dërgon anije shtesë më të vogla nga flotat e saj në detin Kaspik dhe Baltik, për forcimin e pranisë së saj në Detin e Zi.

Aleatët perëndimorë thonë se do të mbështesin Ukrainës përballë agresionit ushtarak të Moskës, por nuk kanë arritur të angazhohen për ndihmë shtesë ushtarake ose sanksione.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë