Rusia pritet të furnizojë Bashkimin Europian me 100 milion doza vaksinë Sputnik V. Furnizimi do të bëhet tremujorin e dytë të 2021, sipas një postimi në Twitter nga Fondi Rus i Investimeve Direkte (RDIF).
Kjo sasi do të jetë e mjaftueshme për të vaksinuar 50 milion njerëz. Në fillim të këtij muaji, vaksina ruse u autorizua nga Hungaria, që u bë shteti i parë anëtar i BE që miratoi Sputnik V.
Vendet europiane janë përballur kohët e fundit me disa probleme me planet e tyre të vaksinimit që kur gjigandi farmaceutiko-suedez AstraZeneca deklaroi se do të shkurtojë dërgimet e vaksinës së saj në bllok deri në 60 përqind, ndërsa garanton dërgesat në Mbretërinë e Bashkuar.
Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel paralajmëroi se Brukseli mund të marrë “masa urgjente për të siguruar prodhimin dhe furnizimin efektiv të vaksinave", duke lënë të kuptohet pezullimin e mundshëm të eksporteve të vaksinave Pfizer për në BE.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.