Nga Gazeta ‘Si’-Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) ka akuzuar gjashtë diplomatë britanikë për spiunazh dhe ka thënë se ka vendosur t’ua heqë atyre akreditimin.
Televizioni shtetëror rus citoi një zyrtar të FSB-së të ketë thënë se ata do të dëbohen.
FSB-ja pretendon se mori dokumente që tregojnë se ata ishin dërguar në Rusi nga një divizion i Ministrisë së Jashtme britanike dhe se “detyra kryesore e tyre është shkaktimi i një disfate strategjike ndaj vendit tonë”.
Sipas saj, ata ishin përfshirë “në grumbullimin e të dhënave dhe në aktivitete armiqësore”.
FSB-ja tha se Rusia do t’iu kërkojë diplomatëve të tjerë britanikë të largohen më herët, nëse zbulon se janë të përfshirë në aktivitete të ngjashme.
Ky vendim u mori vetëm dy ditë pasi Shtetet e Bashkuara dhe Britania u zotuan se do ta ndihmojnë Ukrainën me 1.5 miliard dollarë shtesë, dhe pasi zyrtarët ukrainas i vazhduan kërkesat ndaj Perëndimit për përdorimin e raketave perëndimore për sulme thellë brenda Rusisë.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, u citua nga agjencia shtetërore e lajmeve TASS të ketë thënë se aktivitetet e Ambasadës britanike në Moskë kanë “tejkaluar kufijtë” e konventës diplomatike, duke e akuzuar atë për aktivitete me qëllim për ta dëmtuar popullin rus.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.