Rusët të cilët janë të zemëruar me presidentin Vladimir Putin po dërgojnë sasi të mëdha parash nëpërmjet kriptomonedhave në Ukrainë, sipas zv.ministrit të saj për Digjitalizimin.
Dy ditë pasi trupat e Putin kaluan kufirin e Ukrainës me 24 shkurt 2022, llogaria e qeverisë ukrainase në Tëitter hapi fondacion për dhurime në kriptomonedha.
Blockchain-et janë me regjistra publikë dhe Ukraina mund t’i shohë nga vijnë financimet. Më shumë se 100.000 individë kanë dërguar kriptomonedha për Ukrainën.
“Donacionet kanë qenë nga 1 në miliona dollarë”- tha zv.ministri Alex Bornyakov.
“Kripto, në disa raste, ofron një mënyrë anonime për të transferuar para. Ne pamë se disa rusë po na dhuronin një shuma të konsiderueshme. Kuptohet se nga brenda Rusisë nuk ka asnjë mënyrë tjetër që ata ta bëjnë këtë përveç përmes kriptove”,- shtoi Bornyakov.
Shumica e dhurimeve nga Rusia janë bërë në Bitcoin dhe Ether, por edhe disa stablecoins si US Dollar.
1/3 e dhurimeve janë dhënë në fondacionin “Crypto Fund Aid For Ukraine” ndërtuar nga platforma Kuna dhe mbështetur nga qeveria.
“Deri tani Ukraina ka marrë rreth 650 Bitcoin dhe më shumë se 10.000 Ethereum, 1.8 mln Solana dhe 2.8 mln në stablecoin”- tha zv.ministri.
Për të konvertuar kriptot e dërguara nga e gjithë bota, qeveria ukrainase përdor platformën e këmbimit Kuna. Sipas Crystal Blockchain Analytics, që nga 30 nëntori, mbi 184 milionë dollarë në asete kripto janë mbledhur në mbështetje të Ukrainës.
Këto përfshijnë një transaksion të vetëm prej 1.86 milion dollarë nga shitja e NFT-ve të krijuara nga Julian Assange dhe Pak dhe një NFT me vlerë 200.000 dollarë./Yahoofinance
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.