Lojëra me Dore

Rrugëtimi i Novak Gjokoviç, nga rënia dhe rikthimi si superstar

Kampioni i 13 i Grand Slam-ve ishte në kulmin e karrierës së tij në vitin 2016. Por lëndimet dhe çështjet me vetëbesimin i shkaktuan një rënie të frikshme përgjatë dy viteve në formën e tij.

Më herët gjatë këtij viti, Novak Gjokoviç ishte aq i lodhur me lojën e tij, saqë po e konsideronte të braktiste të gjitha ndeshjet e mbetura të sezonit. Ai nuk kishte fituar Grand Slam që nga viti 2016, dhe besimi i tij dukej se ishte në një nivel të ulët.

Por papritur erdhi surpriza, ai bëri të pamundurën duke mposhtur Rafael Nadal në Wimbledon dhe duke fituar titullin. Si ndodhi? Gjokoviç nuk është mjaft i qartë në vetëvete për këtë gjë.

Novak Gjokoviç

"Isha duke ngritur shumë pyetje dhe nuk kam asnjë problem për ta ndarë atë ndjeshmëri sepse unë ashtu jam ndjerë", tha ai në një intervistë këtë fundjavë në US Open. "Kështu që unë iu jam shumë mirënjohës të gjithëve që jam këtu në këtë moment".

Gjokoviç luajti në një përballje shumë të nxehtë kundër Márton Fuçoviçit, një kundërshtar i parenditur i cili kurrë nuk kishte një ndeshje në U.S OPEN. Në një moment tenisti 31-vjecar, i ulur në karrigen e tij, paralajmëroi se ai mund të rikthehej. Por pas marrjes së një pilule ai përfundimisht u tjetërsua. Ai fitoi 10 ndeshje në rresht me rezultate final shumë të thellë.

Novak Gjokoviç gjatë Wimbledon

Gjokoviç u duk i qetë para fillimit të lojës, e kaloi fundjavën e shkuar duke ngrënë me gruan e tij, Jelena, dhe duke kërcyer me më të madhin e dy fëmijëve të tij, Stefan. "Gruaja ime dhe unë i flasim me atë në gjuhën serbe, por ai flet dhe kupton anglisht, gjithshtu e kupton frëngjishten dhe e flet shumë pak", tha Gjokoviç. "Kështu që ai do të jetë shumëgjuhësor dhe jam shumë krenar për këtë. Nuk e shtyj atë që të bëjë asgjë. As tenis, as gjuhë, as asgjë. "

Për Gjokoviç, udhëtimi nga superstar në një humbës dhe përsëri shkëlqimi, filloi në 2016-ën, pasi ai fitoi French Open për të kompletuar koleksionin triumfeve të tij në turnet e Grand Slam. Në atë kohë, pak kush e dinte se bërryli i tij i djathtë ishte duke lëvizur, fillimisht ngadalë dhe pastaj më intensivisht. Ndërsa disfatat e njëpasnjëshme u shtuan gjatë vitit 2017, Gjokoviç u nda me trajnerin e tij, Marian Vajda dhe pjesën tjetër të ekipit të tij të trajnimit dhe u bashkua me Andre Agassi. Deri në verën e atij viti, bërryli e tij u dëmtua aq shumë saqë humbi U.S Open. Ai u përpoq të shërojë veten dhe ai ndryshoi mënyrën e tij të shërbimit, por ende ndjeu dhimbje në Australian Open të këtij viti.

Novak Gjokoviç dhe ish-trajneri i tij Andre Agasi

"Pas Australisë, operacioni ishte i pashmangshëm", tha Gjokoviç.

Operacioni rezultoi një sukses, por edhe kur u kthye, Gjokoviç nuk dukej si ai që kishte qenë deri në vitin 2016. Në Indian Wells dhe Miami, humbi të dy ndeshjet që ai luajti, njëri prej tyre kundër Daniel Taro, një 25-vjeçar nga Japonia që renditej në vendin e 109 në botë në atë kohë. I dëshpëruar, tenisti serb u nda nga Agassi dhe shoku i tij, Radek Stepanek, gjithashtu u nda nga Pepe Imaz, një instruktor tenisi dhe këshilltar psikologjik. Tenisti rekordmen shpejt telefonoi ish-trajnerin Vajda. Ata biseduan për më shumë se një orë dhe vendosën të takoheshin.

Novak Gjokoviç dhe trajneri i tij Marian Vajda

"Ai po e pyeste vetveten prej kaq shumë kohe, por sapo shkova atje, u ndjeva menjëherë se isha në drejtimin e duhur, ndjeva se kisha lidhje dhe unë mund të flisja me të," tha Vajda. "Ai u hap me mua për gjithçka dhe kështu kjo ishte lloj lehtësimi për të". Gjokoviç tha se për të, Vajda është si një vëlla më i madh, një baba dhe një mik i mirë.

"Ai është shumë më tepër sesa vetëm një trajner", tha tenisti serb. "Kimia që ne ndajmë me njëri tjetrin na e bën shumë më të lehtë për të komunikuar dhe për të arritur objektivat që dëshirojmë."Kur Gjokoviç dhe Vajda filluan të punojnë së bashku përsëri, Vajda kishte një qasje të thjeshtë: harrojini të gjitha ndryshimet që Gjokoviç kishte bërë në dy vitet e fundit dhe u kthye në stilin e tij të mëparshëm. Ata e braktisën stilin e shërbimit të tij të ri. Ata punuan në kthimin e tij në shërbim, e cila ishte pika më e fortë e tij që e kishte bërë të dominonte në vitet e fundit deri në 2016-ën.

Novak Gjokoviç

Ata i ripunuan goditjet dhe shërbimet, një goditje që në dy vitet e fundit ishte bërë më pak e rrezikshme. Deri në kohën e hapjes së French Open, Gjokoviç po luante më mirë, por, pas humbjes së tij, ishte ende i shqetësuar për të ardhmen e tij.

"E kemi bindur atë si një ekip, duke i thënë se pse duhet të luante në Wimbledon dhe pse do duhej të luante në fushë me bar", tha Vajda.

Dhe papritmas Gjokoviç filloi të reagonte. Në “Queen’s Club” në Londër, ai arriti në finale dhe kishte një pikë ndeshje kundër Marin Cilic, një lojtar me cilësi shumë të mira në fushat me bar që deri në ato momente kishte bërë një sezon shumë të fortë. Megjithatë, askush nuk priste që Gjokoviç të mundte Nadalin në gjysmëfinale. Por nga askund, ai luajti ndeshjen e tij më të mirë që nga fitimi i French Open dy vjet më parë, duke mposhtur Nadal në pesë sete të tensionuara. Ai tha se nuk ishte i befasuar.

Rafel Nadal dhe Novak Gjokoviç pas ndeshjes në Wimbledon 

"Ndjehem shumë mirë për ndeshjen që zhvillova", tha sportisti 31-vjecar. "Thjesht mendova se ishte koha e duhur për t'u përballur me lojtarin më të mirë në botë. Dhe pastaj gjithçka tjetër që pasoi ishte padyshim diçka që do të mbetet në memorien e të dyve ne për pjesën tjetër të jetës sonë. Kemi luajtur një nga ndeshjet më të mëdha kundër njëri-tjetrit".

Vajda thotë se Gjokoviç mund të përmirësohet ende, një shenjë se ai mund të luante edhe më mirë deri në fund të sezonit. Vetë tenisti serb tha se ai synon të mos ndalet, por të bëjë sa më shumë.

"Tani për tani ndihem sikur po përpiqem ta rizbuloj veten si lojtar dhe të vendos një nivel të ri, një platformë të re për veten nga e cila unë dua të shkëlqej, si një lojtar dhe si person", tha Gjokoviç. "Kjo është arsyeja pse unë thjesht nuk më pëlqen të përdorë termin, 'jam rikthyer.'


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë