Media Galeri

Rrugët e Britanisë boshatisen nga frika e Omicron

Disa orë pasi epidemiologu Chris Whitty këshilloi njerëzit të shmangin tubimet që nuk janë të rëndësishme për ta, shumë njerëz u rikthyen të punonin nga shtëpia dhe për pak kohë, rrugët u boshatisën.

Rrugët në Londër ishin më të qetat që kanë qenë gjatë orarit të pikut të mëngjesit në çdo ditë të javës, që nga vera deri më sot, pasi qendrat e qyteteve dhe lokalet ishin bosh.

Niveli i mbingarkesës i raportuar nga TomTom në kryeqytet midis orës 08:00 dhe 9:00 të mëngjesit ishte 49 për qind, shifra më e ulët që më 3 shtator.

Dita e sotme (16 dhjetor) solli gjithashtu nivelin më të ulët të mbipopullimit në Londër që nga 22 korriku, që ishte tre ditë pas ‘Ditës së Lirisë’ kur zyrtarisht përfundoi izolimi i tretë kombëtar i Mbretërisë së Bashkuar për Covid-19.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë