Ngjarje

Rrjetet sociale në “luftë” me racizmin

Facebook ka pranuar se duhet të bëjë më shumë për të luftuar racizmin me anë të platformave të tij dhe po krijon dy grupe për të parë qasjt rraciste në rrjetet sociale.

Ekipi i Kapitalit në Instagram dhe Këshilli Gjithëpërfshirës i Produkteve të Facebook do të shikojnë komentet dhe çpstimet paragjykuese dhe do të punojnë për t'i bërë të dyja platformat "të sigurta dhe të drejta" për të gjithë.

Në një deklaratë, nënkryetari i produkteve në Instagram, Vishal Shah, tha se lëvizja e drejtësisë racore është një moment me rëndësi të madhe për kompaninë. Çdo paragjykim në sistemet dhe politikat tona është në kundërshtim me sigurimin e një platforme ku të gjithë shprehen.

"Ndërsa ne jemi gjithmonë duke punuar për të krijuar një përvojë më të drejtë, ne po përpiqemi të përparojmë,"deklaroi ai.

Sipas Qendrës së Kërkimeve Pew në SHBA, gjysma e përdoruesve me ngjyrë drejtohen në rrjetet sociale për të shprehur pikëpamje politike ose të përfshihen në çështje që kanë rëndësi për ta.
Muajin e kaluar, kreu i Instagramit Adam Mosseri pranoi se kishte dëgjuar njerzit me ngjyrë që thonin të shqetësuar se platformat e rrjrteve sociale nuk i trajtojnë të gjithë në mënyrë të barabartë".

Ndërkohë, platforma Snap ka filluar hetimin e vet për racizmin brenda kompanisë.

Ai vijon me komentet e ish-punonjësve që pretenduan në një artikull të Mashable në qershor se kishte një kulturë raciste në firmë.
Snapchat është kritikuar në të kaluarën për disa filtra të tij, duke përfshirë një në përvjetorin e përfundimit të skllavërisë në SHBA, ku i kërkohej përdoruesve të "buzëqeshin dhe thyenin zinxhirët". Kompania më vonë kërkoi falje për çdo shkelje që mund të kishte shkaktuar.

Burimi:BBC/Përktheu:Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë