Treg

Rritja e vlerës së pronave të patundshme po shqetëson bankat qendrore

Çmimet e shtëpive në rritje në të gjithë botën, po dalin si provë për aftësinë e bankave qendrore për të ndaluar krizën.

Tërheqja e stimulit më vonë rrezikon fryrjen e mëtejshme të pasurive të patundshme dhe përkeqësimin e stabilitetit financiar në planin afatgjatë. Tërheqja më vonë nga se duhet,  do të thotë shqetësim i tregjeve dhe ulja e çmimeve të pronave, duke kërcënuar rimëkëmbjen ekonomike nga pandemia e Covid-19.

Me kujtimet e krizës financiare globale që u shkaktua nga një banesat, si të mbash në kontroll çmimet e larta të shtëpive është një dilemë për bankat qendrore. Bëhet fjalë të diskutojnë ngadalësimin e blerjeve të aseteve dhe madje edhe rritjen e normave të interesit.

Zyrtarët e Bankës Federale që duan të ulin tendencën e blerjes së bonove kanë përmendur rritjen e çmimeve të shtëpive si një arsye për ta bërë këtë. Në veçanti, ata po shikojnë me kujdes blerjet e Bankave mbi letrat me vlerë të mbështetura nga hipoteka, që tashmë po nxehin tregun.

Nxehjen më të shpejtë po e përjeton Zelanda e Re që duket se po i del nga duart.

Kanadaja po nis të praktikojë politika më ekspansioniste, duke mos ndikuar drejtëpërdrejtë.

Banka Qendrore Europiane ngriti objektivin e inflacionit lidhur me tregun në rritje të pronave të patundshme dhe vlerës së tyre.

Ndërsa shumë ekonomi ende përballen me virusin ose rritjen e ngadaltë të kredisë, bankierët qendrorë mund të kërkojnë alternativa për rritjen e normave të interesit siç janë ndryshimet në kufirin e vlerës së një kredie, apo politikat makroprudenciale. Pra, të peshojë rrezikun e hipotekave.

Megjithatë, masa të tilla nuk janë të garantuara të kenë sukses sepse dinamika të tjera si politikat e taksave të qeverisë janë elementë me rëndësi për strehimin.

Një tendencë e tillë mundet edhe të frenojë paranë e thatë në treg.

Të tjerë ekspertë mendojën se është momentale dhe se do të vijë shumë shpejt kulmi i tregut dhe vlera e banesave apo pronave do të bie më shumë nga se mendohet.

"Nëse çmimet e shtëpive po rriten për shkak të një ndryshimi në ofertë kundrejt kërkesës, të cilën pandemia ka krijuar për shkak të punës dhe njerëzve që duan më shumë hapësirë, kjo nuk mund të shkaktojë një krizë në të njëjtën mënyrë si bumet e mëparshme të hipotekave,"-tha një analist. "Problemet mund të lindin më tej, me të rinjtë që nuk kishin mundësi më parë të blenin prona dhe duket sikur kjo mundëis po bëhet akoma më e largët."

Për ekonomisten e FMN-së, çmimet e larta të pronave të patundshme do të qëndrojnë me ne për sa kohë tregu të paraqesë likuditet. Autoritetet monetare duhet të bëjnë kujhdes me familjet, borxhet e të cilave varen nga hipotekat dhe pronat.

 

Burimi: Bloomberg/Përshtati: Gazeta "SI"


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë