Treg

Rritet punësimi, por bie tek të rinjtë. Në rritje edhe të dekurajuarit

Nga Gazeta “SI”- Shifrat e nivelit të punësimit për tremujorin e parë 2022, tregojnë se ky nivel është rritur me 2.3% në raport vjetor, për popullsinë 15 vjeç e lart.

Shkalla e punësimit tek të rinjtë është rritur nga 39% në 44%, nga tremujori i parë 2021 në tremujorin e parë 2022.

Niveli i papunësisë është ulur në shifrën e 11.3%, me 2.1% rënie në raport vjetor.

Por, për grupmoshën 15-29 vjeç, Instat tregon se është rritur lehtë edhe papunësia, me 0.1%. Kjo grupmoshë mban edhe përqindjen më të lartë të të papunësuarëve, 21%. Sipas shifrave, shkalla zyrtare e papunësisë për burrat është 11% dhe për gratë 11.7%. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2021, shkalla e papunësisë është ulur me 0.7% për burrat dhe me 0.4% për gratë.

Sipas sektorëve të punësimit, në raport vjetor ku ndryshimet janë më të mëdha, punësimi në industri u rrit me 8%, në sektorin e shërbimeve me 1.7% dhe në bujqësi me 2.8%.

Ndërsa, në krahasim me tremujorin e fundit të vitit 2021, punësimi ka pësuar ulje me 0.4% në sektorin e shërbimeve.

Gjatë tremujorit të parë të vitit 2022, 17.6% e popullsisë ekonomikisht jo-aktive dhe në moshë pune (15-64 vjeç) ishin duke përmbushur detyrat shtëpiake, 8.3% e saj ishte në pension ose pension të parakohshëm, ndërsa 12% në paaftësi të përhershme.

Gjatë tremujorit të parë 2022, 10.7 % e popullsisë ekonomikisht jo-aktive (në grup-moshën 15-64 vjeç) deklaruan se nuk po kërkonin punë pasi besonin se nuk ka punë të disponueshme, pra klasifikohen si të papunë të dekurajuar. Shifër që në vitin 2021 ishte 9%, pra është në rritje.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë