Ngjarje

Rritet mosha e virgjërisë tek shqiptarët

Niveli i lartë i emigracionit, papunësia dhe numri i ulët i lindjeve po bëjnë që vendi ynë të përjetojë një rënie të popullësisë. Shqipëtarët gjithnjë e më shumë po bëhen individualistë dhe shumica nuk preferojnë të përfshihen në mardhënie seksuale, gjë që sjell uljen e lindshmërisë, gjithashtu kushtet e vështira ekonomikë kanë vështirësuar sjelljen në jetë të fëmijëve të shumtë, duke e drejtuar vendin në një shoqëri të plakur.

A ndihen të rinjtë nën presion për të bërë seks?
• Cila është mosha e duhur për të humbur virgjërinë?
• Psikologët: Të dhënat për marrëdhëniet seksuale s'janë reale
• Sa të prekur janë shqiptarët nga varësia seksuale

INSTAT së bashku me Institutin e Shëndetit Publik ka zhvilluar një anketë në 16 mijë familje shqiptare nga shtatori i vitit 2017 deri në shkurt të vitit të kaluar. Nga raporti u rezultua se, 24 për qind e femrave në Shqipëri nga mosha 15-49 vjec dhe 23 për qind e meshkujve po me këtë moshë nuk kanë kryer asnjëherë mardhënie seksuale. Ndërsa 7 për qind e femrave dhe 5 përqind e meshkuje treguan se mardhenia e tyre e fundit ka ndodhur përpara një viti.
Gjithashtu, një pjesë tjetër e femrave dhe meshkujve nga mosha 15- 49 vjec rezultoi se 59 për qind e femrave dhe 54 për qind e meshkujve kishin pasur mardhënië seksuale gjatë katë muajve të fundit.
Nga ekonomistët është thënë kohët e fundit se në vende si Shqipëria, ku njerzit kontraktohen për shkak të zvogëlimit të të ardhurave, familjet janë të pritura të kenë më pak fëmijë. Ndërkohë që rezulton se njerzit kanë jetuar më gjatë se më parë.

Rezultatet e raportit kanë treguar se numri më i madh i popullësisë që nuk ka pasur asnjë përvojë seksuale gjatë gjithë jetës më shumë është i përqëndruar në vendet veriore. Në Dibër 34. 6 përqind e e meshkujve në moshën nga 15-49 vjec nuk kanë kryer mardhënie seksuale asnjehërë, në Elbasan numri arrin në 32 për qind, ndërsa në Durrës dhe Kukës është 30 për qind.
Gjithashtu, edhe numri i femrave të virgjëra është më i lartë në qyttët veriore. Në shkodëe me 36. 2% të femrave në moshën 15-49 vjecare, në Kukës 32 për qind, në LËzhë me 28 për qind dhe në Dibër me 24.3 për qind.
Një ndër rezultatet më të bujshme të këtij raporti ishte dhe mosha mesatar pëe mardhënien seksuale.
Rezultatet kanë treguar se femrat e moshës 25- 49 vjec përkojnë në moshën mesatare 20 vjeç, ndërsa tek meshkujt mosha mesatare për mardhënien e parë seksuale ishte 20 vjeç.
Edhe se moshën e adoleshencës meshkujt kanë më shumë tendencën për të kryer mardhënie seksuale, në moshat e mëvonshme përqindja e njerëzve që kryejnë aktivitete seksuale është më e madhe tek femrat.
Përqindja e meshkujve mbi 25 vjeç që raportojnë se kanë pasur marrëdhënie seksuale në moshën 15 vjeç është rritur më pak se 1% nga vitet 2008-2009 deri në 3% në vitet 2017-2018. Ndërsa përqindja e femrave që raportuan se kanë pasur marrëdhënie seksuale në moshën 18 vjeç është rritur me 8% nga vitet 2008-2009 në 15% në vitet në vazhdim.
Për shkak të ngjarjeve të ndryshme shoqërore dhe ekonomike, norma e fertilitetit në Shqipëri që prej viti 2003 është në rënie.

Qarqet me lindshmërinë më të ulët në Shqipëri janë Vlora me 1.2 lindje për grua, Korça dhe Gjirokastra me 1.3 lindje për grua, Shkodra dhe Tirana me 1.4 lindje për grua, Fieri me 1.5 lindje, ndërsa dy qarqet me normë më të lartë lindshmëria janë Dibra dhe Kukësi me përkatësisht 2.2 dhe 2.3 lindje për grua.
Nga viti në vit, numri i lindjeve është duke rënë me shpejtësi duke sinjalizuar një situatë alarmante për popullësinë. INSTAT raporton se gjatë 9 mujorit të vitit të kaluar, numri i lindjeve ishte gati 22 për qind më i ulët se sa në vitin 2017.
Sipas skenarit pesimist të projeksioneve të popullsisë që ka treguar INSTAT, numri i bebeve të lindura gjatë vitit të kaluar duhet të ishte rreth 27 mijë foshnja, ndërkohë që nuk kanë lindur as gjysma e kësaj shifre.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë