Nga Gazeta ‘SI’ – Pas disa muajsh në rënie, besimi në ekonomi është përmirësuar lehtë gjatë muajit korrik dhe u rrit me 0.7 pikë. Kjo është ndikuar nga rritja e besimit në bizneset ndërtuese, industrisë, shërbimit dhe konsumatorët teksa për tregtinë ka ndodhur e kundërta.
Për bizneset e industrisë besimi në ekonomi është rritur me vetëm 0.3 pikë përqindje pasi ato presin rritje të kërkesës dhe prodhimit. Industria pret dhe rritje të çmimeve në të ardhmen
Besimi i ndërtuesve në ekonomi u rrit me 2.7 p.p pas disa muajve negative. Rritja u përcaktua nga pritjet për rritjen e aktivitetit, kërkesës dhe çmimeve.
Sektori i shërbimeve shfaqet më optimist për të ardhmen ekonomike me një rritje 1.7 p.p, me pritshmëritë për shtim të kërkesës dhe rënie të çmimeve.
Tregtia pati një rënie të fortë të besimit në ekonomi, me 3.1 p.p ndikuar kryesisht nga vlerësime më pak optimiste për ecurinë e biznesit aktual. Pritjet për çmimet në të ardhmen u vlerësuan me rritje nga bizneset e tregtisë në korrik.
Treguesi i besimit konsumator regjistroi rritje me 0.5 pikë përqindje në muajin korrik, duke ndërprerë prirjen rënëse të dy muajve të fundit. Kështu, vlerësimi aktual dhe pritjet për blerjet në shuma të mëdha u rritën në korrik. Nga ana tjetër, pritjet për situatën ekonomike ishin më pak optimiste këtë muaj. Pritjet e konsumatorëve për papunësinë në të ardhmen regjistruan rënie të lehtë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.