Media Galeri

Rritet kërkesa për ngjyra ekologjike, artistët po pikturojnë me bimë

Në një pyll në Indonezinë qendrore, një burrë lëviz mes bimësisë së lartë , duke kërkuar frutat e rëna të mangrove (një lloj shkurre ose pemë që rritet në ujë të kripur. Termi përdoret gjithashtu për bimësinë bregdetare tropikale).

Duke mbledhur disa lloje bimësh, ai shkon në shtëpi për të bërë ngjyrë natyrale prej tyre.

Për katër vitet e fundit, Sodikin, 48 vjeç dhe grupi i tij i prodhuesve të batikave kanë kaluar nga përdorimi i materialeve kimike për ngjyrosje në produkte me bazë mangrove, duke ulur kostot dhe duke ‘ndihmuar’ mjedisin.

“Ne përdorim materiale natyrore në mënyrë që të ruajmë pyllin e mangrove në të njëjtën kohë”, i tha Reuters Sodikin, ndërsa përpunonte frutat e thata përpara se t’i ziente për të nxjerrë ngjyrë.

“Ne nuk i presim pemët, marrim vetëm fruta apo gjethe që kanë rënë”.

Batik është një vegël tradicionale indoneziane e përdorur në modele dhe vizatime, zakonisht në pëlhurë dhe tekstile të përfunduara.

Mangrovat luajnë një rol të rëndësishëm për mjedisin natyror të Indonezisë, duke shërbyer si barriera kundër cunamit dhe duke siguruar ekosisteme të rëndësishme për peshqit dhe gaforret.

“Pavarësisht se janë më të zbehta se ngjyrat sintetike, ngjyrat natyrale janë më të qëndrueshme për mjedisin dhe kanë një vlerë më të madhe tregu për shkak të cilësisë dhe qëndrueshmërisë së tyre”, sipas Erëin Ardli, një ekolog i mangrove në Universitetin Jenderal Soedirman në Indonezi.

“Ne kemi parë që interesi për ngjyrat natyrale të rritet dhe veçanërisht për njerëzit e klasës së mesme dhe të lartë, ata duket se janë krenarë që veshin rroba duke përdorur këto ngjyra natyrale në vend të ngjyrave sintetike”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë