Që në orët e para të paradites, vendi ynë do të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta ku më të dukshme vranësirat do të paraqiten në zonat veriore dhe Juglindore, megjithatë nuk priten reshje.
Parashikohet që orët e pasdites të sjellin përmirësim akoma më të theksuar të kushteve atmosferike duke ri-kthyer kthjellimet në te gjithë territorin e vendit.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore ku më e ndjeshme do të jetë në mesditë. Minimalet do të ulën deri në 6°C ndërsa maksimumi do të ngjiten deri në 28°C.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.