Parashikohet rritje graduale e vlerave Barike duke sjellë në territorin shqiptar mbizotërim të motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare. Më të theksuara vranësirat do të jenë në skajin Jugor duke sjellë rrebeshe të izoluara shiu.
Pjesa e dytë e ditës dhe në vijim do të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në veri dhe zonat qendrore duke lënë zonat jugore me vranësira dhe shira të dobët e lokalë.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë njësoj në vlerat minimale, por rriten maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 3°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 22°C vlera maksimale e cila pritet në Durrës dhe Sarandë.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri në 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



