Vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e motit të kthjellët deri pas mesdite kur priten kalime vranësirash nëpër të gjithë territorin ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat veriperëndimore, zonat Qendrore dhe pjesërisht në zonat Juglindore duke krijuar mundësi për reshje të përkohshme.
Parashikohet që edhe nata të vijojë nën dominimin e kthjellimeve, vranësirave dhe lagështirës së lartë në ajër.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë si në vlerat minimale edhe ato maksimale duke u luhatur nga 7°C vlera minimale deri në 29°C maksimalja në rang territori.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.