Dita e martë pritet të sjellë mot të qëndrueshëm dhe kryesisht me kthjellime në shumicën e territorit shqiptar. Përjashtim do të bëjnë zonat malore, ku në orët e pasdites do të ketë prani të vranësirave dhe reshjeve të izoluara shiu.
Temperaturat do të shënojnë rritje të lehtë krahasuar me ditët e mëparshme, me minimumet që do të zbresin deri në 13°C dhe maksimumet që pritet të kapin vlerën e 28°C në zonat e ulëta perëndimore.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor, me shpejtësi 5-10 m/s në brendësi të territorit dhe deri në 14 m/s në bregdet, ku dallgëzimi do të jetë mesatar, rreth 2-3 ballë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.