Deri në orët e mesditës vranësirat e dendura dhe kthjellimet afat-shkurtra do të jenë mbizotëruese në pothuajse të gjithë vendin tonë, ku intervalet me diell do të jenë në zonat veriore dhe qendrore ndërsa Jugu i Shqipërisë do të paraqitet me vranësira dhe shira të dobët e lokalë. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës do të kemi largim gradual të shirave duke i zhvendosur vetëm në zonat Juglindore. Gjatë natës kthjellimet do të dominojnë në të gjithë vendin.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë duke u luhatur nga 12°C deri në 30°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 1-2 ballë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.