Moti

Rriten temperaturat, fundjava me reshje

Do ketë rritje të vlerave barike duke sjellë në territorin shqiptar mbizotërim të motit të kthjellët dhe temperaturave të larta gjatë gjithë paradites por orët e pasdites dhe në vijim, priten prezencë e vranësirave në pjesën më të madhe të territorit, ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat Veriore duke rrezikuar rrebeshe të izoluara shiu.

Parashikohet që orët e vona të natës të sjellin sërish vranësira në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por rriten me 2 gradë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Pukës deri në 30°C vlera më e lartë për-gjatë Ultësirës Perëndimore.

Fundjava pritet të jetë me temperatura të larta por nuk do të mungojnë reshjet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë