Pritet largim gradual i valës së ftohtë me origjinë Verilindore-Lindore duke sjellë ngrohje graduale të motit në territorin shqiptar.
Për rrjedhojë, zonat e ulëta dhe vija bregdetare do të mbizotërohen nga moti i kthjellët përgjatë gjithë 24-orëshit, ndërsa me kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare do të vijojë moti në zonat malore të Shqipërisë. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -1°C vlera më e ulët e shënuar në zonat verilindore deri në 18°C vlera më e lartë e cila do të shënohet përgjatë vijës bregdetare.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor; për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.