Ka ndodhur

Rriten shifrat e Covid/ 7 humbje jete dhe 393 infektime në 24 orë

Rritet numri i viktimave dhe numri i rasteve të reja me Covid në vend. Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 7 qytetarë nga 5 që ishin dje dhe janë infektuar me Covid 393 të tjerë.

Ministria thotë se nuk kanë mundur të fitojnë betejën me Covid tri qytetarë nga Tirana të moshave 40-82 vjeç, dy qytetarë nga Fieri 59-77 vjeç, një qytetar 67 vjeç nga Berati, një qytetar 80 vjeç nga Lezha.

Rastet e reja – Ministria njofton se janë kryer 2,793 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 393 qytetarë, në këto bashki: 158 në Tiranë, 31 në Fier, 18 në Vlorë,14 në Shkodër, 12 në Durrës, Lushnje, Elbasan, 11 në Berat,  10 në Kamëz, Sarandë, Gjirokatër, Tepelenë, 8 në Kavajë, 7 në Rroskovec, 6 në Kuçovë, 5 në Kurbin, 4 në Lezhë, Krujë, Mallakastër, Korçë, Pogradec, 3 në Vorë, Përmet, Kelcyrë, Devoll, Poliçan, 2 në Pukë, Mirditë, Mat, Divjakë, Libohovë, Memaliaj, Librazhd, 1 në Malësi e Madhe, Kukës, Has, Tropojë, Shijak, Dibër, Delvinë, Dimal, Peqin, Gramsh.

Situata në spitale - Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 151 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Ndërkohë janë 6,206 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Ministria thotë se janë shëruar 539 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 192,967 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (07 Dhjetor 2021)

Raste të reja ditore          393

Të shëruar në 24 orë       539

Të shtruar në spitale       151

Humbje jete në 24 orë     7

Testime ditore                 2,793

Testime totale              1,409,310

Raste pozitive                202,295

Raste të shëruara          192,967

Raste Aktive                      6,206

Humbje jete                      3,122

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë           3146

Fier                 645

Gjirokastër     537

Shkodër          435

Durrës             330

Berat               315

Elbasan           252

Vlorë                207

Lezhë               159

Korçë               89

Dibër                46

Kukës               45


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë