Maqedonia ka deklaruar shifra shqetësuese gjatë 24 orëve të fundit. Autoritetet shëndetësore, kanë raportuar se kanë humbur jetën 12 persona dhe janë regjistruar 640 raste të reja.
Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani në Maqedoni janë infektuar 25.473 pacientëve, prej të cilëve 18.047 janë shëruar dhe 874 kanë humbur jetën. Ndërkohë Greqia, ka marrë masa të mejhershme, pasi gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitivë 882 persona, si dhe kanë humbur jetën 15 pacientë.
Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, njoftoi masat e reja, për parandalimin e përhapjes së virusit të rrezikshëm.
Kreu i qeverisë ka deklaruar se do të ndalohet lëvizja me makinë nga ora 00:30 deri në 05:00 të mëngjesit në zonat e cilësuara si “të kuqe” dhe “të verdha.
“Së pari, në zonat ku ka një rritje të madhe të rasteve në nivelet 3 dhe 4, pra të konsideruara si “të verdha” apo “të kuqe” do të ketë një ndalim të lëvizjes me makinë nga ora 00:30 deri në 05:00. Sigurisht do të lejohen të lëvizin ata që shkojnë në punë apo kanë urgjenca.Vala e dytë ka ardhur, është e rrezikshme dhe prek të gjitha moshat,”theksoi Mitsotakis, ndërkohë u shpreh se maskat janë të detyrueshme në ambiente të brendshme dhe në rrugë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.