Ngjarje

Rriten aksidentet rrugore në prill

Në muajin prill 2021 kanë ndodhur 104 aksidente rrugore nga 51 aksidente të  ndodhura në muajin prill 2020, duke u rritur me 103,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, raporton INSTAT.

Pandemia dhe izolimet e kanë ulur shumë numrin e aksidenteve në 2020.

Në katërmujorin e  parë të vitit 2021, numërohen 427 aksidente rrugore nga 315 aksidente të ndodhura në të njëjtën periudhë të vitit 2020, duke u rritur me 35,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në muajin prill 2021, numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) është 145 persona nga 67 që ishte një vit më parë, duke u rritur me 116,4 %.

Në katërmujorin e parë të vitit 2021, numri i të aksidentuarve është 563 persona nga 427 persona, duke u rritur me 31,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020 ndërsa numri i të vdekurve është 70 persona.

Në muajin Prill 2021, aksidentet rrugore, në 82,7 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.

Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25–34 vjeç, duke zënë 24,0 % të numrit të aksidenteve gjithsej.

Aksidentet në këtë grup-moshë janë rritur me 47,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në katërmujorin e parë të vitit 2021, aksidentet rrugore, në 19,2 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit.

Gjatë kësaj periudhe, numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është rritur 26,2 %, krahasuar me një vit më pare, raporton INSTAT.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë