Bota

Rrëzohet qeveria në Francë / Parlamenti voton pro mocionit të mosbesimit

Barnier do të largohet nga posti pasi ka shërbyer mandatin më të shkurtër të kryeministrit në historinë moderne franceze.

Nga Gazeta 'Si'- Qeveria franceze e kryeministrit Michel Barnier ka rënë, duke futur në kaos vendin. Partitë e majta dhe të djathta ekstreme u bënë bashkë për të votuar në mbështetje të një mocioni mosbesimi.

Mocioni mori votat e 331 deputetëve nga 571 në total që ka Parlamenti i Francës.

Kjo shënon herën e parë që qeveria franceze rrëzohet në një votë mosbesimi që nga viti 1962.

Më herët gjatë fjalës së tij Michel Barnier tha se vështirësitë fiskale të Francës “nuk do të zhduken” me një votë mosbesimi, pasi ai mbron buxhetin e tij të kontestuar.

Presioni tani rritet mbi presidentin Emmanuel Macron, i cili po i reziston thirrjeve në rritje për të dhënë dorëheqjen, për të gjetur një kryeministër të ri që të provojë se ekonomia e dytë më e madhe e BE-së nuk është bërë e paqeverisshme.

Barnier do të largohet nga posti pasi ka shërbyer mandatin më të shkurtër të kryeministrit në historinë e republikës moderne franceze, e cila u krijua në 1958.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë