Muzike

Rrëzohet nga froni Mariah Carey / Tani ka një tjetër ‘mbretëreshë Krishtlindjesh’: Brenda Lee

Nga Gazeta ‘Si’- Le të fillojmë me dy gjëra shumë themelore: Së pari, është viti 2023. Së dyti, Mariah Carey ka humbur fronin e saj. 

"Rockin' Around The Christmas Tree" e këngëtares Brenda Lee kryesoi listat për herë të parë këtë vit, 65 vjet pas publikimit të saj.

Sipas Luminate, kjo këngë ka mbledhur rreth 35 milionë transmetime dhe është luajtur 21 milionë herë në radio. Midis 2019 dhe 2022, ajo kaloi 9 javë në vendin e dytë në Hot 100, duke e bërë atë si kënga e tretë e Krishtlindjeve që zë vendin e parë, pas himnit të festës, ‘All I Want For Christmas Is You’ dhe ‘The Chipmunk Song’ nga Mariah Carey.

Si ndodhi kjo? Tani, 65 vjet pasi e regjistroi, Brenda Lee ka xhiruar videoklipin. Ajo gjithashtu bëri një përpjekje serioze për ta promovuar atë në rrjetet sociale.

Në vendin e dytë kemi ‘All I Want For Christmas Is You’, në vendin e 3-të ‘Jingle Bell Rock’ nga Bobby Helms dhe në vendin e 4-të në ‘Last Christmas’ nga Wham.

"Rockin' Around the Christmas Tree" është hiti i tretë numër 1 i Lee, pas "I'm Sorry" dhe "I Want To Be Wanted", të cilat të dyja kryesuan listat në vitin 1960.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë