Ngjarje

Rrëzohet me avion në xhungël, mbijeton duke ngrënë biskota!

Ka mbijetuar katër ditë në xhungël, duke ngrënë biskota një pilot brazilian, i cili është rrëzuar me avionin e tij turistik.

Të shtunën e shkuar në 3 nëntor ishte duke udhëtuar në kuotë të ulët, kur është përplasur mbi pyje, në një rajon të vështirë për t’u arritur nga autoritetet, sepse është e pasur me plantacione. Ai është shpëtuar vetëm para 3 ditësh në 7 nëntor në Peixoto de Axevedo, në shtetin Brazilian të MatoGrosso-s.

Maicon Semencio Esteves, 27 vjeç nga Paranà, ka humburkontrollin e avionit të tij të vogël për arsye akoma të paqarta. Sipas policisëlocale, menjëherë pas përplasjes, avioni u përfshi nga një zjarr. Ndërsa dilte me shpejtësi nga mjeti, i riu ka pësuar djegie në krah, duar dhe fytyrë. I plagosur, piloti ka përdorur telefonin e tij celular dhe Gps-në për t’u lokalizuar.  

Harta e tij tregonte një sinjalizim që të çonte drejt pyllit, por ishte e pamundur për t’u ndjekur. Në katër ditët pasaardhëse, ai është ushqyer vetëm me biskota dhe ujë, deri sa u shpëtua nga autoritetet pak më shumë se 20 kilometra nga vendi i përplasjes. Incidenti është denoncuar nga një fermer i zonës, i cili ishte duke punuar tokën rreth 500 metra distancë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë