Ngjarje

Rrëzimi i skelës së pallatit në Tiranë, 45-vjeçarja e plagosur është gruaja e ish-kapitenit të Skënderbeut, Bledi Shkëmbi

Nga Gazeta Si - Një skelë në një pallat në ndërtim ka rënë në zonën e ish-Parkut të Autobusëve në Tiranë ditën e djeshme, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur dy këmbësorë që po kalonin aty.

Pjesa e shkëputur e skelës ka rrezikuar ndjeshëm jetën e dy kalimtarëve Hysen Lavdari 70 vjeç dhe një grua rreth 45 vjeçe Imelda Shkëmbi, dy kalimtarë të rastit që nuk njiheshin me njëri-tjetrin, po ecnin në trotuar në bulevardin “Gjergj Fishta” kur papritur, skela u shkëput nga pallati në ndërtim dhe u ra në kokë.

45-vjeçarja e dëmtuar është bashkëshortja e ish-kapitenit të Skënderbeut të madh, të kombëtares dhe sot trajneri i kombëtares U19, Bledi Shkëmbi. Nga burime konfidenciale pranë familjes, vajza ka dëmtime të rënda në fytyrë, jashtë rrezikut për jetën, por gjithsesi me dëmtime të rënda.

Bledi Shkëmbi, Ish-kapiteni i Skënderbeut dhe trajneri i kombëtares U19.

“Vajza ka qenë duke kaluar rrugën për të vajtur nga banesa e saj drejt një biznesi familjar, ku në pritje të hapjes së semaforit të këmbësorëve është goditur nga pjesët e shkëputura të skelës”, thonë familjarët për Gazetasi.al.

Gjithsesi deri më sot, 24 orë pas ngjarjes, asnjë përfaqësueses i objektit në ndërtim nuk është paraqitur pranë spitalit për tu interesuar, apo për të dhënë mbështetjen e tij në lidhje me këtë ngjarje që mund të ketë pasoja më të rënda për qytetarin tjetër, i cili është në gjendje të rëndë, i dëmtuar në pjesën e kokës.

Deri më tani për ngjarjen janë arrestuar inxhinieri dhe dy punëtorë të pallatit ku ndodhi incidenti.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë