Wuhan ka njoftuar testimin e të gjithë banorëve të saj, si kundërpërgjigje ndaj Covid -19, pas konfirmimit të shtatë rasteve te reja, i pari pas më shumë se një viti.
Autoritetet e kryeqytetit të Hubeit, ku COVID19 u zbulua për herë të parë në fund të vitit 2019, po kryejnë një operacion të ngjashëm si vitin e kaluar në të njëjtën kohë .
Qyteti me 11 milion banorë “po fillon me shpejtësi teste gjithëpërfshirëse tek të gjithë banorët”, shpjegoi zyrtari i Wuhan Li Tao në një konferencë shtypi të martën.
Frika është përqendruar kryesisht tek varianti Delta, i cili u kthye në Kinë me rastet e para të konstatuara në 20 korrik në Aeroportin Ndërkombëtar Nanjingetuan
Ndërkohë, ANSA raporton se Kina ka kufizuar lëvizjen e banorëve në qytete të tëra, ka prerë lidhjet e transportit të brendshëm si dhe ka filluar testimin masiv ditët e fundit Për më tepër, Pekini, përveç shtyrjes së hapjes së shkollave, ka ndaluar edhe hyrjen e turistëve në kryeqytet gjatë sezonit pushimeve verore dhe u ka kërkuar banorëve të mos udhëtojnë jashtë përveçse për nevoja të domosdoshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje