Shendet

Rreziku nga dalja shpejt prej izolimit: A do kemi valë të dytë?

Izolimi nuk po vazhdon më dhe njerëzit tashmë dalin të lirë, po për shkencëtarët ky është një gabim i madh dhe janë shprehur se qeveritë po veprojnë shumë shpejt. Pra, në sa pozitë të rrezikshme jemi ne?
Gjërat janë shumë më mirë sesa kur u vendos izolimi. “Nëpër botë ka mijëra infeksione, por koronairusi i ri ende ka një nivel të lartë të virulencës për të cilin duhet të shqetësohemi,” thotë Adam Dr Kurcharski nga Shkolla e Higjienës dhe e Mjekësisë Tropikale në Londër.
Edhe pse shpejtësia me të cilën përhapet virusi është gjithashtu shumë më e ngadaltë, numri R, pra numri mesatar i njerëzve që përçojnë virusin është ende i lartë relativisht. Pikërisht për këtë fakt shkencëtarët thonë se është shumë shpejt për të dalë nga izolimi.

Cili është rreziku?
Këshilltari kryesor i shkencës në Britaninë e Madhe, Patrick Vallance, paralajmëron se nuk ka "shumë hapësirë" për manovrim dhe të dhënat na tregojnë shumë qartë se duhet të kemi kujdes. Lehtësimi i masave do të thotë se ne do të takojmë shumë njerëz, e kështu virusi do të vijojë të përhapet . Një ndër pasiguritë më të mëdha sipas ekspertit është kthimi i nxënësve në shkolla. Shkencëtarët e sjelljes thonë se qeveritë duhet të vlerësojnë se vetëm gjysma e njerëzve izolohen vetëm shtatë ditë kur sëmuren.
Pse janë shqetësuar shkencëtarët?
Gjatë gjithë pandemisë, shkencëtarët dhe politikanët kanë ndjekur të njëjtin skenar. Por tani mendimet e tyre po ndahen, pasi shkencëtarë i këshillojnë qeveritarët të ndjekin shkencën
"Ne thjeshtë do të flasim, në të gjitha format askush nuk do të na dëgjojnë,”shprehet eksperti i mjeksisë Calum Semple.
Ai tregon se nëse do të prisnim derisa rastet të binin ndjeshëm, kjo do ta bënte më të lehtë virusin për ta kontrolluar nëse do të kishte një valë të dytë.

Po për hetimin epidemiologjik çfarë do bëhet?
Ekziston gjithashtu pasiguri në lidhje me sa efektive do të jetë gjurmimi i kontaktit. Sipas ekspertëve qëllimi është të zëvendësojmë izolimin për të gjithë me izolim për disa grup mosha të caktuara, duke identifikuar me shpejtësi dhe izoluar këdo që ka kontakt të ngushtë me dikë të infektuar.
A do të kemi një valë të dytë?
Numri i personave që janë infektuar mbetet i ulët, kështu që edhe imuniteti i tufës mbetet i ulët gjithashtu. Kjo do të thotë se ekziston mundësia për një valë të dytë, por nëse kjo ndodh varet nga vendimet e qeverisë dhe nga mënyra se si ne reagojmë. Plani është që gradualisht të vendosen masa dhe më pas të monitorohet se çfarë ndodh.

"Me një qasje të kujdesshme, të pjesshme, unë mendoj se rreziku i një rritje të madhe nuk është i lartë, kështu që më mirë të mos e quajmë një valë të dytë, por ta quajmë një pik të dytë,” tha Prof Mark Woolhouse nga Universiteti i Edinburgh.
Ai mendon se një rritje e papritur e rasteve të infektuara konsiderohet e pamundur.
"Mund të kërkojë ca kohë që kjo të ndodhë nëse transmetimi është në grupe; do të jetë në fund të verës ose në vjeshtë ose edhe në dimër, në varësi të asaj që ndodh. Unë nuk mendoj se do të shohim një rritje të madhe të rasteve të infektuara, brenda pak kohësh,” tha Kucharski.
Burimi:BBC/ Përktheu: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë