Moti

Rrezik për përmbytje/ Shi kudo. Fundjava sjell vjeshtën me erë, shtrëngata dhe stuhi

Shqipëria do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke sjellë vranësira dhe shira që në orët e para të mëngjesit, si fillim në zonat veriore dhe gradualisht në të gjithë vendin. Reshjet do të jenë me intensitet mesatar dhe lokalisht intensivë në veri-veriperëndim duke sjellë vërshime të përkohshme si edhe përmbytjet lokale. Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me vranësira dhe rrebeshe shiu në zonat veriore dhe qendrore ndërsa zonat jugore do të kenë përmirësim të ndjeshëm të kushteve atmosferike. Ky destabilitet i atmosferës mbetet edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në mëngjes por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C vlera më e ulët deri në 27°C vlera më e lartë në territor.

Era do të fryjë e fortë si në toke dhe në det me shpejtësi mbi 70 km/h nga drejtimi jugor dhe jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 6 ballë.

Ndërsa fundjava do jetë tipike vjeshte. E shtuna dhe e diela do jenë me vranësira dhe rrebeshe shiu, ku të shtunën kemi rrebeshe të herëpashershme, kurse e diela, edhe pse do t’i ketë prezente reshjet, do ti ketë në sasi të pakta.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë