Lajme

5% e votave të numëruara konsiderohen të pavlefshme

Zgjedhjet e 25 prillit kanë sjellë një rekord votash të pavlefshme. Nga 1.552.946 vota të numëruara deri në mesditën e 27 prillit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, 78.434 vota rezultojnë të pavlefshme. Ky trend është shënuar që me numërimin e kutive të para dhe që atëherë nuk ka ndryshuar, me numrin e votave të pavlefshme që po rritet se bashku me numrin e votave të numëruara.  

Në krahasim me zgjedhjet e vitit 2017, ku vetëm 1.98 % të fletëve të votimit dolën të pavlefshme, numri i votave të pavlefshme qëndron në 5.0% të votave të hedhura në kuti rreth orës 14:00 të mesditës së 27 prillit.

Arsyeja e rritjes së numrit të fletëve të pavlefshme mund të jetë edhe fakti që këtë herë shqiptarëve iu është dashur të bëjnë dy zgjedhje në fletën e votimit, ku krahas partisë jepej pëlqimi edhe për kandidatin, gjë që ka vështirësuar procesin për shumë votues.

Me një vendim të fundit u hoq edhe emri i kandidatëve nga fleta e votimit duke lënë aty vetëm numra, gjë për të cilën u paralajmërua se do të rriste numrin e fletëve të votimit të pavlefshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë