Ngjarje

25,000 email-e e fjalëkalime mund t’i jenë vjedhur OBSH e BB dhe janë publikuar online

Aktivistë të panjohur kanë postuar rreth 25,000 emaile dhe fjalëkalime që mendohen t’i përkasin Institutit Kombëtar të Shëndetit (NIH), Organizatës Botërore të Shëndetësisë (WHO), Fondacionit Gates dhe grupeve të tjera që po luftojnë pandeminë e koronavirusit sipas grupti të inteligjencës SITE i cili monitoron ekstremizmin online dhe grupet terroriste.

SITE nuk ishte në gjendje të verifikonte nëse adresat e emailit dhe fjalëkalimet ishin autentike, por grupi i inteligjencës tha që informacioni ishte lëshuar të dielën e të hënën dhe pothuajse menjëherë ishte përdorur për të nxitur përpjekje për hakime dhe ngacmime nga ekstremistët e djathtë.

Listat me fjalëkalime dhe emaile duket se janë postuar fillimisht në uebsajtin 4chan (i cili njihet për komentet ekstreme politike dhe të urrejtjes) më pas në uebsajtin Pastebin (sajt për ruajtjen e teksteve të ndryshëm) e në Twitter dhe në kanale të Telegram-it që përdoreshin nga ekstremistë të djathtë.

“Neo-nazistët dhe supremacistët e bardhë i përdorën listat për interesat e tyre dhe më pas i publikuan agresivisht në hapësirat që ata komunikon më së shumti”, shprehet Rita Katz drejtuese ekzekutive e SITE. “Duke përdorur të dhënat, ekstremistët e djathtë bënin thirrje për një fushatë ngacmimi e intimidimi ndërsa ndanin teori konspirative për pandeminë e koronavirusit.”, shton ajo

Rita Katz drejtuese ekzekutive e SITE

Raporti nga SITE thotë se përqindja më e madhe e emaileve dhe fjalëkalimeve ishte nga NIH, ku 9,938 u gjetën t’i përkisnin këtij institucioni, 6,857 adresa emaili dhe fjalëkalime nga ato që mundën të identifikoheshin i përkisnin Qëndrave për Kontrrollin e Sëmundjeve dhe Ndalimit të tyre (The Centers for Disease Control and Prevention), 5,120 nga Banka Botërore dhe 2,732 nga OBSh-ja.

Numër i vogël i të dhënave (pra adresa emaili dhe fjalëkalimesh) gjithashtu u gjet se i përkisnin fondacionit Gates, grup filantropik privat në të cilin është bashkëpronar bashkëthemeluesi i Microsoftit Bill Gates. Ky i fundit, pra zoti Bill Gates, u shpreh një javë më parë se do të dhuronte 150 milionë $ në kërkime të reja për të luftuar pandeminë. E shënjestruar nga hakerët ka qënë dhe Instituti i Virologjisë në Wuhan, një qëndër kineze kërkimi në qytetin në të cilin ka nisur pandemia e që është akuzuar se ka nxitur shpërthimin e përhapjes së koronavirusit.

NIH publikoi një deklaratë të mërkurën në të cilën shprehej se, “Ne po punojmë që të sigurojmë siguri kibernetike optimale dhe po marrim masa për t’i adresuar kërcënimet e shqetësimet. Ne nuk komentojmë mbi çështjet kibernetike specifike pasi ky lloj informacioni mund të përdoret për të ndërmarrë aktivitete keqdashëse ndaj nesh”

CDC-ja (Qëndra për Kontrrollin e Shëndetit), dhe Banka Botërore nuk pranuan të jepnin koment mbi këtë ndodhi. Ndërsa fondacioni Gates u shpreh se “Ne po e monitorojmë situatën dhe se për momentin nuk kemi indikacion se të dhënat tona janë vjedhur”

FBI-ja gjithashtu ka refuzuar të komentojë mbi këtë ndodhi.

Zonja Katie Rosborough zëdhënëse e Twitter-it shprehet, “Ne jemi të vetëdijshëm për këtë aktivitet që po bëhet në rrjetin tonë social dhe po marrim masat përkatëse nëse informacioni i shpërndarë bie ndesh me rregulloren e mbrojtjes së të dhënave të privacisë”

Robert Potter drejtuesi ekzekutiv i kompanisë australiane Internet 2.0 shprehet se ishte në gjendje të futeshe në sistemin kompjuterik të OBSH-së duke përdorur adresat e emaileve dhe fjalëkalimet e postuara në internet. OBSh-ja ka marrë shumë kriticizëm, duke përfshirë këtu dhe presidentin Trump i cili e ka pezulluar financimin e ShBA-së ndaj këtij institucioni, për shkak të përgjigjes e reagimit që OBSH-ja ka dhënë ndaj koronavirusit si dhe është akuzuar se ka mbrojtur Kinën.

“Siguria e fjalëkalimeve është e tmerrshme”,shprehet Potter drejtuesi i OBSh-së. “48 prej punonjësve tanë kanë si fjalëkalim vetë fjalën “password”. Ndërsa disa të tjerë kanë përdodur emrin e tyre apo frazën “changeme”.

Potter shprehet se adresat e emaileve dhe fjalëkalimet mund të jenë blerë në pjesën e errët të internetit (në anglisht njihet me termin dark web) aty ku këto informacione gjenden por nuk mund të aksesohen përmes motorëve të zakonshëm të kërkimit si Google, Yahoo etj. Potter mendon se informacionet e vjedhura mund të kenë ardhur nga një hakim i 2016-s që i është bërë OBSH-së.

Zonja Katz e SITE shprehet se ndonëse materialet nga hakimet e vjetra mund të shfaqen rastësisht në dark web, “ne nuk kemi gjetur aktualisht prova që e vërtetojnë këtë rast.”

Një nga grupet më aktivë në përhapjen e këtij disinformimi ka qënë kanali neo-nazist në Telegram “Terrorwave Refined”. Gjatë katër muajve të kaluar numri i anëtarëve të regjistruar në Terrorwave Refined është rritur me 30%  e tashmë kanali mban mbi 5,300 ndjekës.

Terrorwave Refined ka qënë grupi që ka ndarë më së shumti këto informacione në 9chan, në Twitter dhe në disa uebsajte të tjera që janë popullore midis ekstremistëve të së djathtës. Madje në disa postime të tyre anëtarët e Terrorwave Refined kanë hedhur aludime se SARS-Co-V-2 është i ndërthurur artificialisht me HIV. Në postimet e tyre pas hedhjes së këtyre informacioneve kanë postuar e mesazhin që, “Anonimët tani do dinë se çfarë të bëjnë...bëjeni këtë të jetë virale”, duke iu referuar kështu ndjekësve të tyre anonimë.

Burimi: Washington Post


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë